Icardi, problemet e para te PSG për shkak të Messit

Aventura e Mauro Icardi me fanellën e PSG sapo ka filluar, por sipas mediave franceze, ish-lojtari i Interit tashmë po kalon problemet e para në dhomat e zhveshjes me ekipin parisien.

 

Sipas asaj që u raporton “L’Equipe”, dy lojtarët e kombëtares argjentinase të PSG-së (Di Maria dhe Paredes), kanë dalë kundër bashkatdhetarit të tyre për shkak të lidhjes së fortë që kanë me Leo Messin.

Në fakt, “La Pulce” nuk e ka fshehur asnjëherë antipatinë e tij për icardin, për shkak të lidhjes me Wanda Nara-n, e cila ka qenë fillimisht bashkëshortja e Maxi Lopez, një mik i tij.

Kjo është arsyeja pse lojtarët argjentinas, do të vendosin disa barriera në lidhje me marrëdhënien me shokun e ri të ekipit, për të mos shqetësuar Messin. /R.Lika-Koha Jone/