Ibrahimovic: Jam më i miri i historisë së MLS-së!

Zlatan Ibrahimovic realizoi 3 nga 7 golat e Los Angele Galaxy në fitoren 7-2 ndaj Sporting Kansas City, duke dhuruar një tjetër performancë të shkëlqyer në MLS. Përgjatë 2 sezoneve në MLS Ibra ka shënuar në total 48 gola në 52 ndeshje, shifra që, sipas tij, e bëjnë më të mirin e historisë së këtij kampionati.

“Mendoj se jam lojtari më i mirë që ka patur ndonjëherë MLS. Kjo nuk është shaka”.

I pyetur nga gazetarët se përse mendon se është më i miri, ai reagoi: “I ke ndjekur dy kampionatet e fundit, që unë kam luajtur këtu? Duhet të fitoj titullin? Jo, unë luaj për ta fituar, por jo për të treguar se cili jam”

“Ju, nga jeni me origjinë? Meksika. Tani e kuptoj pse ma bëni këtë pyetje,” – ironizoi 38-vjeçari, duke iu referuar faktit se ishte bashkëkohës i Carlos Velas.