Gjyqi për Griezmann, gjykatësi propozon një dënim qesharak për Barcelonën

Ankimimi i Atleticos së Madridit kundër Barcelonës për rastin “Griezmann” mund të çojë në dy zgjidhje: mbylljen e “Camp Nout” për një ndeshje, ose me shlyerjen e një gjobe vërtet qesharake nga klubi “blaugrana”. Bëhet fjalë për 300 euro, një shifër që për një emër të madh si Barcelona.

 

Drejtuesit e “Los Colchoneros” e akuzuan Barcelonën se i kishin nisur bisedimet me futbollistin pa autorizimin e tyre, në një periudhë kur klauzola e largimit ishte 200 milionë euro. “Blaugranat”, në fakt, e morën futbollistin pas 1 korrikut, kur hynte në fuqi klauzola e largimit 120 milionë euro. Gjykatësi Juantxo Landaberea, që ka bërë shqyrtimin paraprak të fakteve, ka propozuar pikërisht këtë zgjidhje: gjobë 300 euro, ose mbylljen e stadiumit për një ndeshje.

Klubi madrilen kërkoi dëmshpërblim 80 milionë euro, shifër që është diferenca mes klauzolës së largimit, që ishte në fuqi para 1 korrikut, me shumën e paguar nga Barcelona, duke pretenduar se fjalët e vetë futbollistit (Griezmann) dhe sjellja e Barcelonës janë sinjale që bisedimet kanë nisur prej shumë kohësh.