Fotografohet zebra e rrallë

Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i cili më pas i postoi fotot në Facebook. “Në fillim mendova se ishte një zebër e pikturuar për qëllime migrimi,” u shpreh fotografi për “Nation”. Më pas, në një ekzaminim më të saktë, Tira vuri re se zebra kishte thjesht një çrregullim melanine, dhe nuk kishte asnjë javë që kishte lindur.