Emergjencë totale te City, një tjetër qendërmbrojtës dëmtohet rëndë

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Manchester City-in gjatë këtij sezoni. Pas një fillimi të dobët me vetëm 3 fitore në 5 ndeshjet e para, “qytetarët” po përballen me probleme të shumta me dëmtimet.

 

Në fillim të sezonit, Pep Guardiola humbi për një afat të gjatë gjermanin Leroy Sane dhe francezin Aymeric Laporte, ku veçanërisht dëmtimi i këtij të fundit ishte vërtetë shqetësues, pasi do të mungojë disa muaj.

Por hallet e City-it nuk u mbyllën këtu, teksa pas ndeshjes me Norwich, ku City humbi edhe një tjetër qendërmbrojtës, anglezin John Stones, i cili pritet të mungojë për 4-5 javë, sipas asaj që tha Guardiola sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions Leagues, përballë Shakhtar Donetsk.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë ka në dispozicion vetëm një qendërmbrojtës, argjentinasin Nikolas Otamendi, ndërsa mund të përshtatë në atë rol edhe mesfushorin brazilian Fernandinho, por situata është alarmante, në prag të një kalendari të ngjeshur.