Elona Guri: Kujdes kur përmend emrin e Ilir Metës o Erion Veliaj!

Reagimi i plotë i Elona Gurit:

Të iku jeta duke gënjyer Lali!

Pse nuk thua që të ka marrë një ish-deputet LSI se unë ia dhashë numrin tënd të telefonit, për të mos prishur një pronë me hipotekë, pronë të blerë që në 1981. Po more Lali!

Ka qenë biznes, shtëpi, mund të ketë qenë dhe lloto ose kafe. Ndoshta dyqan buke, se di, vetëm di të të them që është pronë hallexhiu që t’i e vodhe por një ditë do ta paguash, por jo me taksat e bashkisë as me paratë e ndërtuesve por me paratë që ke fituar nga fiqtë që ke shitur.

Dhe kujdes, kur përmend emrin e Ilir Metës se e di ti, kush i bie në qafë atij sikur i pëshpërit zotit dikush në vesh dhe e zgjon, e mos të vjen ndonjë tërmet!