E BUJSHME/ Reali bën gati ofertën bombastike për të rrëmbyer Mbappe-n

Real Madrid është gati për të bërë gjithçka për të arritur transferimin e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Kylan Mbappé. Skuadra merengues po bën gati një ofertë monstruoze.

 

Sipas lajmit ekskluziv të publikuar “El Chiringuito”, Real Madrid është gati për të paguar më shumë se 235 milionë euro, aq sa është edhe limiti i vendosur nga skuadra e PSG.

Për futbollistin është bërë gati një super kontratë: 35 milionë euro në sezon, plus 5 të tjera që do të jenë në varësi të trofeve të fituar. Nëse transferimi do të realizohet, do të jetë blerja më e madhe në histori, duke kaluar atë të Neymar, që kaloi te PSG në vitin 2017 për 222 milionë euro. /Koha Jone/