Dua Lipa mbështet kunatat, në rresht të parë për Gigi dhe Bella Hadid

Tashmë si pjesë e familjes Hadid, Dua nuk mund të mungonte në rreshtat e parë duke duartrokitur për kunatat e saj, Gigi dhe Bella Hadid, të cilat i mbështeti tek të gjitha sfilatat që nga New Yorku deri në Londër.

Dua Lipa dhe partneri i saj, Anwar Hadid për disa ditë me rradhë morën pjesë në “ New York Fashion Week” dhe më pas në “London Fashion Week” për shfaqjen e ‘Burberry’ në të cilën sfilonin motrat e partnerit të saj.

Vitin e kaluar në këto sfilata, Anwar u kap mat duke u puthur me modelen Kendall Jenner, me të cilën thuhet se ka qenë një lidhje të shkurtër dashurie.

Kujtojmë se pak ditë më parë Dua publikoi në Instagram-in e saj një foto ku shfaqej me familjen e Anwar dhe mbi foto shkruante: “Koha për familjen”.