Del Piero: Juventus herët apo vonë do e fitojë Championsin, Conte më kujton …

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero është shprehur i bindur se Juventusi do të jetë një nga favoritët e këtij edicioni në Champions League, ndërkohë që ka lëshuar fjalë të mira edhe për Interin e Contes.

 

“Championsin herët ose vonë do ta fitojnë. Dy finale në pesë edicionet e fundit, një skuadër eksperte dhe konkurruese. Vitin e kaluar mungojë kurajo, duhet të jenë të vetëdijshëm për forcën e tyre.

Vetëm Ronaldo nuk mjafton për të fituar, por nuk mund të thuhet se nuk e ka bërë atë për çfarë u transferua. Do të bëjë edhe më mirë në këtë sezon. I udhëhequr nga Sarri, një trajner për ekipe të mëdha.

Interi i Contes? Të gjitha italianët mund ta kalojnë grupin, përfshirë edhe Atalantën. Sa i përket titullit, është Interi skuadra anti-Juve. Interi i Contes më kujton Juventusin e 2011: të vendosur, dëshirë për të fituar, dhe një impakt i madh i trajnerit te grupi”, u shpreh Del Piero.