De Ligt-Joao Felix, përballja mes yjeve të së tashmes dhe të ardhmes

I quajnë “djemtë e ’99”, sepse kanë lindur në të njëjtin vit dhe janë të destinuar të mbizotërojnë të ardhmen e afërt lojën e futbollit. Njëri në mbrojtje dhe tjetri në sulm, njëri në Itali dhe tjetri në Spanjë, rivalë në Champions, mbrëmjen e së mërkurës (nesër). Matthijs de Ligt dhe Joãao Felix do të sfidojnë njëri-tjetrin si pjesë e super ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Juventus-Atletico Madrid.

 

Ngjashmëritë dhe ndryshimet –  Vlerat e tyre në merkato kanë arritur shifra të frikshme. 127.2 milionë euro portugezi, 70 milionë (plus 10.5 milionë bonuse) holandezi. Fitimet shkojnë në përputhje me rrethanat: të paktën 6 milionë euro në vit për Felix dhe 8 milionë për Matthijs. Talente të padiskutueshëm, por të llojeve të veçantë, me sa duket të largët. Jooo Felix është i qetë, pozant, nuk ka tatuazhe, ndërsa de Ligt “është gati për luftë”. Kur flet ai duket se është në të tridhjetat e tij.

Tek Ajax ndizte ultrasit, ndërsa në Torino po studion italishten nga një orë e gjysmë në ditë. Agjentët e tyre janë Jorge Mendes dhe Mino Raiola, dy nga më të mirët në botë. Përplasja e parë e drejtpërdrejtë e sezonit ishte testuese. Në verë, në Stokholm, Joao Felix shënoi dy gola, ndërsa De Ligt u zëvendësua, duke bërë edhe një gabim në një nga golat e talentit portugez. Tani situata mund të jetë ndryshe, pasi luhet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube dhe ndeshja ka një vlerë të veçantë. Sezonin e kaluar De Ligt ishte një nga mbrojtësit më të spikatur duke ndihmuar ekipin që të shkonte deri në gjysmëfinale të Championsit, pasi eliminoi Realin dhe Juven duke qenë protagonist edhe me gola. Në anën tjetër Joao Felix tregoi në Europa League se ka një talent të madh, por vetëm fusha do ta tregojë se kush është më lart për momentin.