Broja s’di të ndalet, shënon edhe në Champions me Chelsea-t

Armando Broja nuk di të ndalet së shënuari tek skuadra e Chelsea-t. Ditën e sotme sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës, teksa ka shënuar në minutën e 61-të, kundër Valencias në Ligën e Kampionëve për të rinjtë, për t’i dhënë avantazhin 3-2 skuadrës së tij.

 

Chelsea nuk ia doli të fitojë kundër Valencias, pasi këta të fundit barazuan rezultatin 3-3 6 minuta nga fundi.  19-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer me 19-vjeçarët e Çelsit, teksa në 6 ndeshje ka arritur të shënojë 7 gola.

Broja shpreson që të marrë një ftesë nga Lampard, për tu aktivizuar me skuadrën e parë, duke ditur që trajneri anglez i beson shumë të rinjve.