Barcelona i mbijeton “ferrit verdhezi”, me shumë fat në Gjermani (VIDEO)

Borussia Dortmund ka barazuar pa gola ndaj Barcelona, në një ndeshje që meritonte ta fitonte. Verdhezinjtë kanë dominuar totalisht thuajse të gjithë ndeshjen duke krijuar shanse ideale për shënim  Në minutën e 57-të, Semedo shkakton penallti pas një faulli ndaj Sanchos. Nga pika e bardhë shkoi Reus, por portieri Ter Stegen do ta ndalte.

 

Lajmi tjetër i mirë për Barçën ka qenë kthimi në fushë i Leo Messi-t në minutën e 59-të. Kjo ka qenë ndeshja e parë e sezonit për argjentinasit, i cili ka qëndruar larg fushave për shkak të një dëmtimi muskulor.

Gjithsesi arbitri do të gabonte pasi portieri gjerman, kishte kaluar vijën e portës në momentin e ekzekutimit dhe sipas rregullore duhej përsëritur.  Më pas loja do të fliste e gjitha për nënkampionët e Gjermanisë që humbasin në seri rast pas rasti, me Ter Stegen që detyrohet të ndalë Acacer, Reus dhe Sancho. Jualian Brand ndërkohë goditi traversën pas një goditje të bukur nga distanca. /R.Lika-Koha Jone/