Albin Kurti: Me Serbinë dialog për të drejtat e qytetarëve, jo për territoret

Kryetari i Lëvizjes “Venvendosje“, Albin Kurti, i cili garon për postin e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka një plan për normalizimin e me marrëdhënieve me Serbinë, nëse merr votbesimin e qytetarëve. Në emisionin “Përballë“ të gazetarit Lutfi Dervishi, Albin Kurti tha se nuk do të ketë marrëveshje të nxituar, ndërsa renditi disa kushte të panegociueshme.

“Duam një periudhë dialog për dialogun, që nuk do të jetë disa vjecare, por as disa ditore. Në dallim nga kryeministri I deritanishëm unë nuk I iki përgjegjësisë, unë do ta udhëheq këtë dialog, I cili do të ketë 3 parime: 1- Nuk ka marrëveshje pa dialog; 2 dialog për të drejtat  e qytetarëve dhe jo për territoret; 3. Jo harta, me president rrotull. Jam dakort që rrotull hartave të jenë ekspertët e demarkimit të kufirit, por jo presidentët aty. Unë kam parë edhe disa fotografi në takimet ndërkombëtare, por janë të dëmshme, ato kur Vuçiç, Thaçi, nganjëherë edhe Rama janë aty rrotull hartave të trojeve shqiptare”- tha ALbin Kurti në RTSH.

Ai foli edhe për marrëdhënien me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. “Nuk mendoj se do të duhet të vazhdoj deri në vitin 2021. Me fitoren e ”Vetvendosjes” ndryshon shumëçka. Pas qeverisë së re, ai duhet ta mendoj seriozisht që të tërhiqet përfundimisht dhe të na kursej nga mundimet e shkarkimit të tij”, – u shpreh Kryetari I “Vetvdndosjes”.