Viti i ri shkollor, vijon mësimi me turne dhe tekste të vjetra

Sot nis viti i ri shkollor. 380 mijë nxenës do t’i drejtohen bankave të shkollës në arsimin parauniversitar, ndërsa 24 mijë janë femijë janë të klasave të para. Në Tiranë janë rreth 60 mijë nxenës. Për shkak të numrit të madh dhe mungesës së shkollave të reja, edhe këtë vit në Tiranë mësimi do të jetë me turne. Më i theksuar ky problem është për nxënësit e arsimit 9-vjeçar. Nxënësit e arsimit fillor do të mësojnë me libra të përdorur, ndërsa klasa e parë dhe e pestë i kanë tekste të rinj. Shumë prindër kanë refuzuar të marrin librat e brezave më parë, pasi janë me shënime dhe detyrat thuajse të plotësuara. /A2 Cnn/