Viti i ri shkollor, Shahini: 220 mijë nxënës përfituan libra falas

Për nisjen e  vitit të ri mësimor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vizituar shkollën ”Qemal Stafa” në kryeqytet. Ministrja ka deklaruar se po bëhen përpjekje për të përgatitur sa më mirë një brez studentësh të denjë për të konkurruar me ata europianë. Për sa i përket mësimit me dy turne Shahini ka thënë se shumë shpejt do të marrë fund pasi po punohet për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet.

Për klasat kolektive ministrja ka deklaruar se janë reduktuar rreth 300 klasa të tilla dhe po punohet për të reduktur akoma më shumë. Sipas ministres për kategorinë që përfitojnë libra falas është bërë e gjtihë shpërndarja e librave. Kanë qenë plotë 220 mijë nxënës që kanë përfituar libra falas.

“Duhet të jemi sa më të përgatitur. Do të bëjmë një libër që të përgatiten nxënësit për maturën. Shqipëria po del më mirë në testet ndërkombëtare. Jemi në rrugën e duhur. Në vendet si Tirana e Durrësi kemi dy turne për shkak të lëvizjeve të mëdha të popullsisë. Kemi një program për 17 shkolla dhe do të realizohen. Nxënës më pak. Nuk kemi një numër të saktë. Ka ulje të numrit të nxënësve, por ne nuk kemi nxjërr ende shifra. Shkolla të mbyllura nuk ka dhe nuk ka patur as vjet. Kemi bërë reduktimin e klasave 300 klasa me mësim kolektiv. Ata janë transferuar në shkollat më të afërta. Reduktimin e kemi bërë që vjet. Tani në zonat e thella malore, dhe mësuesit që punojnë në klasat kolektive do të mbështeten më shumë nga ministria. Procesi i shpërndarjes së librave nuk është përfunduar. Por ata që marrin libra falas 220 mijë janë shpërndarë dhe janë të gjithë me libra”.