Video/ Klubi holandez surprizon tifozët vendas, “shi dhuratash” për fëmijët e sëmurë

Përpos spektaklit me topin në këmbë, ekipet e Eredivisie në Holandë mendojnë edhe për të gëzuar të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Një gjë e tillë ndodh në çdo transfertë të ekipit modest, Ado den Haag, e cila shpërndanë dhurata për fëmijët e sëmurë të qytetit që vizitojnë.

Këtë javë, fatlum kanë qënë fëmijët e spitalit të Roterdam. Teksa po zhvillohej minuta e 12-të, nga ajri u hodhën disa lodra për fëmijët që kishin zënë vend në shkallët e stadiumit të Feyenoord.

Gjesti i mrekullueshëm ky, por që nuk i shërbeu Den Haag për të marrë pikë, pasi u mposht me shifrat e ngushta, 3-2. Ky veprim është praktikuar për herë të parë nga klubi i Den Haag në vitin 2016, teksa një gjë e tillë u praktikua edhe nga Excelsior dhe Real Betis.