VIDEO/ Gola dhe spektakël, Liverpool i fut frikën Premier League

Liverpool është siguria e vetme pas pesë javëve të para të Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp I shtoi fitoren e pestë radhazi serisë së saj rekord në këtë sezon, pas përmbysjes spektakolare 3-1 që I bëri Newcastle.

“Reds” po ecin me një shpejtësi marramendëse drejt titullit kampion mbi të gjitha falë treshes së frikshme të sulmit Mane, Salah dhe Firmino. Me golat e tyre, ata i lejojnë Liverpool të kryesojë me pikë të plota dhe i shkëputur me një distancë sigurie nga ndjekësit më të afërt dhe rivalët kryesorë të Manchester City.

Kampionët në fuqi të Premier League dhuruan suprizën më të madhe në javën e pestë, pas humbjes 3-2 në fushën e Norwich.

Të besuarit e Pep Guardiolës bën një paraqitje shumë larg pritshmërive, teksa ranë në kurthin e të zotëve të shtëpisë që në fund morën një fitore të madhe. Ndjekin në renditje me një ritëm të njëjtë Tottenham dhe Manchester United.

Londinezët e kishin gjithçka të lehtë në fitoren 4-0 kundër Crystal Palace, që u dorëzua që në pjesën e parë.

Te fitorja u kthyen edhe “Djajtë e Kuq”, që me 11-metërshin e kthyer në gol nga Rashford mundën 1-0 Leicester. Nuk zhgënjeu në javën e pestë të Premier League as Chelsea. Blutë e Londrës kaluan 5-2 transfertën kundër Wolves, duke konfirmuar zbulimin e madh të sezonit.

Bëhet fjalë për Tammy Abraham, sulmuesi i ri që shkëlqeu me tre gola në sfidën e fundit. Ka harruar të fitojë Arsenali, që barazoi 2-2 në fushën e Watford.

Aubameyang nuk mjaftoi për “Topçinjtë” që kanë grumbulluar vetëm dy pikë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit.