Vasili citon gjyqtarin italian: Ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit, me laps në dorë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka cituar gjyqtarin e njohur italian, Paolo Borsellino.

Më tej, Vasili shton se “Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino, një hero i vertetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve”.

Në vijim postimi i plotë i Vasilit

Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!

Paolo Borsellino një hero i vertetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve thotë:

“Revolucioni zhvillohet në sheshe me njerëzit, por ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit me laps në dorë. Ai laps është më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë ”.

Per këte laps, që është më e forta armë ka nevojë ulëritëse Shqipëria që ndodhet në një komë politike, sociale dhe ekonomike dhe ku antishteti sundon kundër qytetarëve.”