“Vajtja në shkollë s’ka kuptim”, deklarata e fortë e Erion Kristos

Ju mund të mos ndani shumë mendime me të, ama është e sigurt që ato ç’ka thotë mund t’i keni dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme me vëmendje e të keni mësuar diçka të vyer.

E kemi fjalën për profesorin Erion Kristo, i cili ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, më 16 shtator, në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor. Ai shprehet në një status të publikuar në Facebook se nuk do t’i urojë në këtë ditë të veçantë as fëmijët e as mësuesit.

Në deklaratën e tij Kristo jep mendimin se vajtja në shkollë nuk ka kuptim dhe se ne drejtohemi nga të paditur.

Ai shkruan në reagim:

Sot nuk do t’i uroj fëmijët, as mësuesit, as prindërit për fillimin e vitit shkollor. Le t’i urojnë “baballarët” e kombit. Le që harrova: ku kemi ne “baballarë kombi”? Po nëse nuk kemi baballarë, pse i nderoni ata që ju ç’nderojnë? Nuk mundem t’iu uroj, sepse vajtja në shkollë s’ka kuptim. Ne drejtohemi nga të paditurit. Dhe nëse nuk ngrini zërin për fëmijët tuaj, nuk jam me ju. Tung”