Urimet në ditëlindjen e Princ Harryt shkaktojnë zhurmë në rrjet

Princ Harry ka festuar ditëlindjen duke marrë urime të shumta në rrjete sociale. Por padyshim ai që ka spikatur më shumë është i bashkëshortes së tij, Dukeshës Meghan Markle, e cila urimin e saj  ka ndarë në faqen e tyre zyrtare.

“Shërbimi yt ndaj kauzave për të cilat ti shqetësohesh më frymëzon çdo ditë. Je bashkëshorti më i mirë dhe babai i mrekullueshëm për djalin tonë. Ne të duam! Gëzuar ditëlindjen,”-ka qenë urimi i Markle.

Por nëse urimi i saj është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht si mjaft i ëmbël nga ndjekësit, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me urimin e Princ William dhe Kate Middleton.

Në faqen e tyre në rrjete sociale është publikuar një foto e dy vëllezërve ku shkruhet:

“Duke i uruar ditëlindjen Dukës së Sussex.”

Shumë prej komentuesve nuk e pëlqyen këtë urim nga vëllai i tij, ndërkohë që disa të tjerë kanë kujtuar se në ditëlindjen e Princ William, në faqen e Princ Harryt nuk është publikuar asgjë.

Sipas tyre ku urim tregon se ata nuk kanë një marrëdhënie dhe aq të mirë me njëri-tjetrin.