Theu masën e arrestit, arrestohet sërish dhunuesi qe grabiti taksistin

Thanas Beko, i akuzuar për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, është arrestuar sërish, ndërsa një javë më parë ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata e Elbasanit, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka.

Gjykata kishte urdhëruar që Beko të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Por ndryshe nga sa kishte urdhëruar gjykata këtë fillim-javë ai është parë në ambjentet e karburant “Krasniqi” që ndodhet në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Shtetasi Thans Beko sipas një sinjalizimi të bwrw nw polici ishte larguar nga shtëpia ku duhet të qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi”. Pas verifikimit policor ai u gjend në ambjentet e karburantit ka vodhi dhe më pas mbajti për disa orë peng, taksistin Andi Vyshka.

Burimet zyrtare kinfirmuan se Thanas Beko është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale të “Largimit të personit nga vendi i ngjarjes”.