Rama, Veliaj e Manastirliu në inaugurimin e shkollës “Servete Maçi”

Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë zgjedhur ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor për të inaguruar shkollën e re të muzikës “Servete Maçi”.

Nën shoqërinë e Veliajt dhe ministres Ogerta Manastrirliu, kryeministri ka parë nga afër edhe palestrën e shkollës.

Kreu i qeverisë ka vizituar ambientet e brendshme të kësaj shkolle, ndërsa ka uruar edhe nxënësit që ulen për herë të parë në këtë institucion.