Prokuroria, letër Gazmend Bardhit: Na sill dokumentet për Mark Babanin

Edhe pse kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani mohon akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali dhe se e ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit, PD sërish nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, thotë se i qëndron deri në fund dokumenteve që ka publikuar.

Bardhi është shprehur për “Report Tv” se do ti dorëzojë Prokurorisë dokumentet që disponon për Mark Babanit, ndërkohë që institucioni i Prokurorisë i ka kërkuar që tua verë në disppozicion.

Në një letër drejtuar Bardhit prokuroria kërkon ti vihen në dispozicion dokumentt për Marq Babaj (Mark Babani).