Presidenti Meta ka pritur pasdite Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.
Pas takimit Ilir Meta ka postuar në facebook shënimin:
Kënaqësi të takoja sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.
Besim në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.
Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, shpreha bindjen se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.