PD: Largimi i Ramës, kusht për reformën zgjedhore

Largimin e kryeministrit Edi Rama, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho thotë se opozita e ka kusht për zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme.  “Të hysh në një ndërmarrje tjetër me Ramën Kryeministër, është t’i shkaktosh vetes një dëm që do të ketë efekte në zgjedhje”,thotë Spaho për ”Tv Klan”.

Për krizën, nënkryetari Edmond Spaho hedh poshtë zërat për negociata mes palëve. Ai kundërshton edhe idenë e një koalicioni qeverisës PS-PD. “Nuk kemi kërkuar koalicion PS-PD, është i dëmshëm”.

Kundër një koalicioni qeverisës PS-PD u shpreh edhe ish-kryeministri Berisha pak ditë më parë në emisionin “Opinion”, duke e cilësuar një dështim për demokracinë dhe sistemin politik, si dhe zhgënjim për njerëzit.