Nis festivali më i madh i balonave në Evropë

Në Angli ka nisur festivali më i madh i balonave në Evropë.

Rreth 30 balona me ajër u ngritën në qiellin e Uiltshajër, me forma dhe personazhe të ndryshme në to.

Ky spektakël mbledh shumë persona nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe jo vetëm, me biletat që shiten shpejt.

Festivali do të mbyllet të dielën.