Nesër dhe pasnesër 6 orë pa drita, zonat dhe oraret

OSHEE njofton se edhe ditë e nesërme dhe pasnesër, zona të tëra në Tiranë do të mbeten për gjashtë orë pa energji elektrike. Kjo sipas OSHEE, do të ndodhë për shkak të punimeve që po kryen në kabinat e kryeqytetit, disa zona do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kështu nesër, në datën 16 shtator do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonat:

09:00 -12:00
Rruga “Vëllezërit Manastirli”

09:00-15:00
Rruga “Riza Jasa”, rruga “Fortuzi”, rruga “Maliq Muco”, rruga “Shehahmet Pazari”

12:00-15:00
Rruga “Sandër Prosi”, rruga “Mihal Ciko”

Pasnesër, në datën 17 shtator do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonat:

09:00-15:00
Rruga “Xhorxhi Martini”, pas Restorant “Rozafa”

09:00-12:00
rruga “Skënderbej”

12:00 – 15:00
rruga “Sotir Peci”