Lubonja: Rudina Hajdari s’ka asnjë meritë, hyrja në Kuvend kompromentuese

Lubonja tha në studion e News 24 se sa i takon opozitës së re është një gjë kompromentuese futja e tyre në parlament, duke kritikuar direkt Rudina Hajdarin, për të cilën tha se nuk ka merita apo kontribut.

“Kjo më tepër mund të komentohet si një provë që edhe njerëzit e Ramës, në një farë mënyre e shikojnë që është trashur aq shumë, sa nuk mund të rrinë pa thënë një gjë. Kjo tregon se ç’a skandal rrugësh janë këto PPP, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Kjo tregon se edhe ata të PS duhet të flasin, nuk mund të pranojnë këtë vjedhje. Sa i takon Hajdarit dhe atyre që janë aty mund të mos hynin në Kuvend. Futja e opozitës aty është një gjë që është kompromentuese për mua. Kjo hyn si vajza e Azem Hajdarit aty dhe kjo është një problem për PD. Ku i ka meritat ajo, çfarë kontributi ka. Pse me trashëgimi i kemi postet? Ajo që i bëri Rudina Hajdari PD-së duhet të ishte mësim, por ata nuk mësojnë, nxjerrin një fëmijë tjetër, ose vëllain e Rudina Hajdarit”, deklaroi ai.