Kapsllëku vazhdon

Nga Ylli Dylgjeri –

Duke pritur por*ën…

Si çthonë edhe grekët “opios kllani jatro dhe vani”.
Kush pjerdh nuk shkon te doktori…Por Ne ende vazhdojmë të presim. Nuk pjerdhim. Gazrat na e kanë fryrë abdominalin. Dhimbjet vazhdojnë, e zë nuk dëgjohet. Presim se kush nga politikanet do t’ja bej: Baam!
Ashtu si familjaret që rrinë e presin mbi të sëmurin që ti dalin gazrat pas operacionit të zorrëve, edhe Ne po presim sërisht politikën me orë, me ditë e me muaj.
Po ende hiç asgjë. Këtu nuk pjerdh njeri! Asnjë lëvizje gazrash. Mjeket thone se per njeriun normal 12-13 nxjerrje gazrash jane normale ne dite. Por Ne…
Vetëm deklarata e kundër deklarata:
Njeri thotë; Jam tre levizje përpara.
Tjetri thotë: do ti paguani të gjitha!
I treti thotë: O sot o kurrë!
Europa thotë: keni edhe 8 çështje të mëdha ende pa zgjidhur.
Në këte klime vazhdojnë vetëm kërcënime e deklarata. Të gjitha palët shtynë ditët drejt …18 Tetorit!
I sëmuri popull rënkon. Në çdo kafe e rruge e njëjta pyetje: Çdo të bëhet? Çtë re ka? Ka arrestime?
Dhe kështu gdhin e ngryset i sëmuri popull.
Pordhe ende nuk po dëgjohet.
Kapsllëku vazhdon.