Inter përgatitet për duelin ndaj Slavia, Conte “kërcënon” Barcelonën: Nuk do e keni të lehtë!

Ajo është skuadra më e kuotuar për të triumfuar në fund të UEFA Champions League, por trajneri i Interit, Antonio Conte ka menduar për ta kërcënuar. Tekniku italian doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së parë të Champions kundër Slavia Prague, me fokusin që ishte te rivali i grupit, Barcelona.

“Ne duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë, duke luajtur një futboll që të emocionon  dhe me të cilët ata mund të identifikohen. Është e vështirë të vendosësh objektiva, kështu që do ta shohim gjatë rrugës. Gjëja e rëndësishme është të jepni 110 përqind në çdo ndeshje dhe të mos keni keqardhje. Unë e di se sa e vështirë është të fitosh Champions League dhe e di se sa e dhimbshme është të humbasësh një finale.

“Është një turne ku mund të ndryshohet rrjedha e lojës nga një gjysmë-rasti. Ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh, të tilla si forma, pezullimet dhe lista e ndeshjeve. Të kesh Barcelonën në grup është një gjë interesante.  Do të jenë dy takime që do të na shtyjnë për të dhënë më të mirën. Unë gjithashtu besoj se ata nuk do të jenë të lumtur të përballen me Interin. Përballja me skuadrat e mëdha do të jetë mënyra më e mirë për ne të shohim se ku jemi.”-përfundoi Conte.

Takimi mes Interit dhe Slavia Prague do të luhet ditën e nesërme në orën 18:55, teksa duelet me Barcelonën janë programuar për tu luajtur më 2 tetor dhe 10 dhjetor. Interi dhe Barcelona ishin në të njëjtin grup edhe në edicionin e shkuar të Champions, me spanjollët që fituan në shtëpi 2-0 dhe barazuan 1-1 në transfertë.