Gurakuqi: Në Shkodër ka një qetësi në prag ballafaqimi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se në Shkodër situata politike është shumë e rëndë.

Gurakuqi tha se në Shkodër ka një qetësi, por është një qetësi një prag ballafaqimi.

Romeo Gurakuqi: Gjithë thelbi i krizës është një krizë sistemi, por edhe krizë e deformimi të madh të demokracisë, institucioneve, parlamentarizmit, ndarjes së pushteteve,  të ndarjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Në Shkodër situata është mjaft e rëndë. Ka një qetësi, por është një qetësi në prag ballafaqimi. Jemi në rrethanat e përpjekjes së qeverisë vendore për të ushtruar presion mbi një kryebashkiake në detyrë, e cila është personi i vetëm i zgjedhur lirisht nga populli i Shkodrës. Kemi një proces zgjedhor që pritet të zhvillohet në një kohë kur kriza e përgjithshme politike në vend ka bllokuar edhe zgjidhjen e kazuzit të Shkodrës, për shkak sepse këtu nuk kemi vetëm një përplasje midis kryeministrit të vendit dhe mazhorancës, me PD dhe opozitën shqiptare, por kemi një përplasje edhe me presidentin.