Fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, nisin sot rrugën e dijes

Aftësitë ndryshe nuk i kanë penguar Florindën, Arianin, Kevin dhe shumë nxënës të tjerë të Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, të nisin sot vitin e ri shkollor si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë.

Këto fëmijë nën kujdesin e mësuesve specialë të cilët ua bëjnë rrugën e dijes më të thjeshtë janë ulur sot në bankat e shkollës ku me buqeta në duar kanë falënderuar mësuesit për misionin e tyre fisnik. Këta nxënës janë shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Mësuese speciale për një vajzë speciale. Florinda fillon sot klasën e dytë në shkollën 9-vjeçare “17 Shkurti” në periferi të Tiranës. Aftësitë ndryshe nuk e kanë penguar të shkojë në shkollë, si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Manastirliu.

Ministrja e shpreh se, “si Florinda, edhe Ariani dhe Kevin, fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, nga sot nisin rrugën e dijes. Me punën e palodhur të mësuesve specialë, fëmijët me aftësi ndryshe do t’ja dalin të integrohen, si bashkëmoshatarët e tyre. Suksese në rrugën e dijes të dashur fëmijë”.