Erik Lloshi sqaron përplasjen me Anxhela Peristerin: Ky është defekti i saj më i madh

Prej ditësh është diskutuar marrëdhënia mes dy këngëtarëve të cilët shqueshin për miqësinë e tyre të ngushtë. Por, që nga dita kur Erik Lloshi nuk mori pjesë në koncertin e Anxhela Peristerit, u dyshua se mes tyre mund të kishte ndodhur një konflikt apo se marrëdhëniet e tyre nuk ishin dhe aq të mira, ndërsa mos prania e Anxhelës, në një ndër ditët më të rëndësishme të jetës së tij, siç është dasma, u duk sikur u dha fund aludimeve duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin. Ndërsa ditën e sotme, vetë këngëtari hodhi dritë mbi këtë çështje duke sqaruar gjithçka.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, këngëtari Erik Lloshi foli për jetë e tij private, karrierën por edhe për marrëdhëniet e tij me këngëtarë të tjerë, ku një ndër to ishte edhe Anxhela Peristeri.

“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kshuqë ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj…
Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë”,- tha Erik Lloshi.