Video/ Gol nga këndi dhe shqiponjë, Zguro mrekullon Amerikën

Besojeni apo jo. Një futbollist shqiptar ka arritur të realizojë një gol sa të bukur aq edhe të radhë. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Kukësit, Vangjel Zguro.

Pogradecari i cili këtë sezon u transferua në Chattanooga Red Wolves në kategorinë e parë të futbollit amerikan ka ekzekutuar saktë një goditje nga këndi, e cila përfundoi direkt e në rrjetë.

Një gol spektakolar që mrekulloi të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe po bën xhiron e rrjetit në mediat e përtej Atlantikut. 26 vjeçari fillimisht nuk i ka besuar syve, duke shpërthyer në festë, e cila kurorëzoi me simbolin e shqiponjës.

Forma e treguar dhe paraqitjet pozitive i kanë dhënë të drejtë Zguros për të pretenduar për një vend në kombëtaren kuqezi në të ardhmen.