Titulli apo fitorja në derbi? Eni Imami nuk kursen asgjë

Kanë mbetur më pak se dy javë nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, por mbrojtësi Eni Imami mendon për më larg. I ftuar në “Ora Sport” në Rtv Ora, lojtari i Tiranës u shpreh se nuk e fshehu dëshirën për të “thyer” Partizanin, por më shumë mendon për titullin.

Do doja që t’i thyeja, por më shumë se fitimi i derbit është fitimi i titullit kampion. Do të doja që të luajë ndaj Partizanit më të fortë të mundshëm. Ky Partizan, ndryshe nga sezoni i shkuar nuk po tregon ...”-tha Imami.