Sherr në Elbasan, dy të plagosur me thikë

Dy persona janë plagosur me thikë si pasojë e një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve të para i plagosur me thikë ka mbetur 62-vjeçari E.Xhezairi, ndërsa gjatë sherrit ka marrë lëndime edhe autori i plagosjes, shtetasi M. Lecaj.

/Ora News