Roma me dy “fytyra’ mund Sassuolon, Berardi shënon një gol magjik (VIDEO)

Roma ka arritur që të marrë 3 pikët e para në sezonin e ri në Seria A. Verdhekuqtë kanë fituar 4-2 ndaj Sassuolos, në një ndeshje me “dy fytyra”.

Në fraksionin e parë skuadra kryeqytetase ishte e frikshme duke shënuar 4 gola pa u mbushur 35 minuta lojë. Fillimisht ishte Cristante që zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që më pas do të vinte radha e Edin Dzekos për të dyfishuara. Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e parë me fanellën verdhekuqe, ndërkohë që Kluivert konkretizoi një kundërsulm të shpejt.

Fraksioni i dytë ishte krejtësisht e kundërt, teksa Roma luan shumë keq, duke lënë shumë hapësira. Domenico Berardi shënoi një super gol me goditje dënimi në minutën e 53-të, ndërkohë që disa minuta më pas futbollisti italian shënoi një tjetër gol në portën e portierit Lopez. /R.Lika-Koha Jone/