Regjistrimet në Universitete, Raundi I/ 15 mijë maturantë zgjedhin degët, 8 mijë në pritje të fazës së dytë

E diela ka shënuar fundin e raundit të parë të regjistrimeve për të gjitha ata maturantë të cilët kërkojnë të nisin këtë vit studimet universitare. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i maturantëve që u regjistruan në këtë fazë nëpër universitete është 15 mijë ndërkohë që mbetet një pjesë e konsiderueshme të cilët duan më shumë kohë për të zgjedhur përfundimisht programin e studimit.

Bëhet fjalë për një numër prej rreth 8 mijë maturantësh të cilët nuk kanë mundur të gjejnë hapësira në degët e duhura.  Kjo kategori do të ketë një mundësi tjetër duke nisur nga 15 shtatori, por zgjedhja duhet bërë me shumë kujdes, pasi zgjedhja e një programi që nuk ka vende të lira mund t’i penalizojë.

Ka qenë mjekësia dega më e kërkuar, ndërkohë që juridiku mbetet përsëri një ndër të parapëlqyerat e studentëve shqiptarë.

Formularin A2 e kanë plotësuar  në total rreth 25 mijë maturantë, aq sa parashikoi Ministria e Arsimit, ndërsa 7 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet jashtë Shqipërisë.

/SCAN