Prodhuesit e automobilave ‘në garë’ për uljen e emetimeve dhe rritjen e elektrifikimit të makinave

Prodhuesve Europianë të automobilave po ju mbaron koha për të ulur sasinë e emetimeve nga automjetet e prodhuara dhe si duket jo gjithçka mund të shkojë mirë për ta pasi mund të përballen me gjoba miliarda dollarëshe.

Deri në vitin e ardhshëm, CO2 duhet të ulet në 95 gramë për një kilometër për 95% të automjeteve, nga mesatarja aktuale që është 120.5 gramë për kilometër.

Të gjitha makinat e reja që do të prodhohen në BE duhet të jenë në përputhje me kushtet e vendosura deri në vitin 2021.

Gjithashtu tymrat e dyoksidit të karbonit duhet të reduktohen me 37.5 % pas vitit 2021 dhe me 40% në periudhën para saj.

Kushtet e reja të vendosura kanë shtyrë prodhuesit të nxjerrin në treg makina elektrike, të cilat priten të trefishohen me 6 %  në prodhim deri në vitin 2021.

Një numër i madh i kompanive të automjeteve presin të nxjerrin në treg versionet më të reja të automjeteve të elektrifikuara dhe ato hibride.