Pësoi djegie në pjesë të mëdha të trupit, shkaku telefonata nga djali

Një grua nga Brazili pësoi djegie në fytyrë, qafë dhe duar për shkak të një telefonate.

Edivania Maria da Silva po punonte në banakun e një lokali kur e telefonoi djali. Sapo mbylli telefonin, ndodhi shpërthimi. Mediat braziliane raportojnë se celulari ishte pranë mikrovalës, të cilat bënë masë dhe i shkaktuan dëme shëndetësore gruas, së bashku me bashkëshortin.

Të dy u dërguan në spital në qendër të Recife. Plagët e tyre nuk janë shëruar ende por bëjnë trjatime vazhdimisht. Ngjarja ndodhi më 23 korrik gjatë një festivali në qytetin e tyre.