Përmbysja e çmendur nga 3-1 në 3-4, Palacio zbulon sekretin e madh (VIDEO)

Bologna arriti sot një fitore spektakolare me përmbysje 3-4 ndaj Brescias. Vendasit po fitonin 3-1 ndaj Bolognas në pjesën e parë në sfidën e luajtur në “Rigamonti”, por në 45′ e dyta, miqtë kanë treguar një tjetër fytyrë dhe shënuan tri gola duke marrë 3 pikë të çmendura.

Sekreti? Sipas sulmuesit Palacio është Sinisa Mihajlovic. “Sapo mbaroi pjesa e parë, na mori në telefon dhe e dëgjuam diskutimin e tij me zë të lart teksa bërtiste. Edhe pse 200 km larg, na dha këtë motivim të madh!”.