Nga e hëna në fund të shtatorit, mjetet që transportojnë nxënësit në sitën e Rrugores

Policia Rrugore në gjithë vendin do të ketë një vigjilencë të shtuar duke filluar nga e hëna e fillimvitit të ri shkollor lidhur me sigurinë e transportit të fëmijëve në shkolla.

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, tha se do të kontrolle sistematike deri në fund të shtatorit.

“Kontroll sistematik mbi drejtuesit e mjeteve deri në fund të shtatorit. Nuk ka rëndësi je në kryeqytet apo në një fshat, transporti i fëmijëve ka përparësi. Aksioni do të nisë nga këshillimi deri te ndëshkimi.”

Duke folur për menaxhimin e sezonit turistik, Tola tha se janë regjistruar 80 aksidente më pak, 6 viktima më pak në rrugë dhe një numër i konsiderueshëm të plagosurish rëndë dhe lehtë më pak edhe pse sipas tij fluksi i numrit të mjeteve të turistëve ka qenë më i madh.