Messi dhe Dembele rikthehen në stërvitje te Barcelona

Leo Messi është rikthyer në stërvitje me grupin këtë të diel pas ndeshjes së fituar 5-2 nga Barcelona ndaj Valencias, sfidë që e ndoqi nga tribuna. Ylli argejtninas iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet për ndeshjen e Champiosnit me Borussian e Dortmundit, duke rritur shpresat për të luajtur disa minuta ndaj verdhezinjve.

 

Trajneri Valverde u shpreh të shtunën e kaluar se ishte shumë e vështirë që ai të mund të besonte tek Messi për këtë takim. Barcelona do të zhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore në shtëpi, të hënën, para se të niset drejt Dortmundit.

Nëse Messi do të udhëtojë bashkë me skuadrën do të mësohet gjatë ditës së parë të javës. Ndërkohë që edhe Dembele së bashku me të ka filluar stërvitjet me grupin.

Image