Memelli: Ju tregoj formulën që Tirana të shkoj te titulli

Merkato e mirë nuk të sjellë titullin, por duhet që ndeshjet të merren një nga një për të arritur te titulli.

Deklaratën e dha në “Ora Sport”, trajneri i moshave te Tirana, Migen Memelli, i cili tha se nëse i cilësojmë bardheblutë si pretendent për titull gabojmë shumë.

“Prurjet e këtij sezoni janë shumë të mira, që mund ta ndihmojnë Tiranën për të arritur te titulli, por ecuria e skuadrës duhet të jetë graduale. Jemi vetëm në javën e katërt dhe Tirana duhet t’i marrë ndeshjet një pas një që të fitojë kampionatin në fund. Nëse e cilësojmë që tani kampione do të jetë gjithçka e vështirë.. “-përfundoi Memelli.