LSI mbledh strukturat në Maliq, Braimllari: Koha për plan kombëtar për të shpëtuar vendin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj partie në Maliq theksoi se ka ardhur koha të fokusohen të gjitha energjitë tek një plan kombëtar për të kthyher besimin tek të rinjte, për t’i dhënë shansin dhe mundësinë çdo të riu për t’u arsimuar dhe punësuar në vend.

Reagimi i Braimllarit

Bashke me Gurin ne takim me LSI-ne e Maliqit.

Organizimi i LSI, komunikimi i drejtperdrejt me qytetaret, qytet me qytet, fshat me fshat, dere me dere pa u lodhur eshte puna jone kryesore.

Papunesia, pamundesia per arsimim per shkak te tarifave te larta, largimi i te rinjve, mungesa e subvencioneve dhe investimeve ne bujqesi jane shqetesimet kryesore te banoreve te Maliqit.

Politika klienteliste, korruptive e Edi Rames shkaterroi bujqesine, largoi te rinjte dhe varferoi qytetaret.

Fokusi i Edi Rames jane oligarket, konçensionet klienteliste, perfshirja e krimit te organizuar ne administrat, ne drejtimin e instuticioneve, arroganca dhe paligjshmeria nuk ka kufi.

Eshte koha te fokusohen te gjitha energjite tek nje plan kombetar per te kthyher besimin tek te rinjte per ti dhene shansin dhe mundesine çdo te riu per tu arsimuar dhe punesuar ne vend.

LSI angazhohet per nje program te qarte per mbeshtetjen e fermereve, te rinjve dhe biznesin e vogel.🌹🇦🇱