Lorik Cana, baba për herë të dytë, bashkëshortja zbulon barkun e rrumbullakosur (Foto)

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë rë dytë. Lajmi e bukur e ka zbuluar vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, e cila ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me babain e lumtur, ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare.

Monica është në pritje të ëmbël dhe nga fotoja që ka publikuar me barkun e rrumbullakosur, ka zbuluar se së shpejti familja Cana do të shtohet me një anëtar të ri.

Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij. Të gjithë kohën e lirë ish-kapiteni ja dedikon vogëlushit dhe me siguri edhe me fëmijën tjetër do të jetë po kaq i përkushtuar si baba.

Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por bashkëshortja e tij është shprehur se këtë herë dëshiron të ketë një vajzë, madje edhe ta pagëzojë me emrin Enkelejda.