Juventus zbret nga “froni” i Seria A pas 552 ditësh

“Zonja e Vjetër” nuk është më mbretëreshë. Në fronin e Italisë, të paktën për momentin është Interi i Antonio Contes, teksa kreun mund ta arrijë vetëm Torino, që luan të hënën ndaj Lecces-s.

 

Juventus mbetet pas duke ndjekur me dy pikë më pak. Një gjë e tillë nuk ndodhte që nga 11 Marsi 2018, kur bardhezinjtë me një ndeshje për të rikuperuar, kaluan Napolin  e Sarrit në krye të tabelës.

Kanë kaluar 552 ditë, një kampionat i fituar me vuajtje dhe një tjetër dominues nga fillimi deri në fund. Këtë sezon rivaliteti do të jetë më i ashpër në Seria A, pasi Interi dhe Juventus dëshirojnë që t’i marrin fronin skuadrës torineze. /R.Lika-Koha Jone/