Horoskopi 15 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Jeta në çift do jetë mjaft e privilegjuar sot. Do kujdeseni mjaft për atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush ka për të qënë e begatë. Beqarët do jenë shumë më të kujdesshëm dhe me te ekuilibruar kur te bëjnë përzgjedhje. Ka mundësi qe një pjese te gjejnë personin ideal me të cilin do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Financat ka mundësi të përmirësohen goxha. Do i keni shumë më të qarta hapat që duhet të hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Stresi dhe lodhja mund te sjellin edhe ndonjë shqetësim. Në punë fati do iu buzëqeshë në çdo moment dhe keni për të pasur arritje të padiskutueshme.

Demi

Nuk do dashuroheni dot ashtu si keni menduar ju te dashuruarit dhe marrëdhënia juaj ne çift nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Për të qënë të qetë më mirë flisni hapur me atë që keni në krah. Beqarët  duhet të largojnë turpin dhe komplekset nëse duan të fillojnë sa më parë një lidhje. Nga ana tjetër, mirë do të bëjnë të mos besojnë verbërisht tek të gjithë ata që do i propozojnë. Financat nuk do jenë të këqija ditët e para, por duke bërë çmenduri situata do të dalë jashtë kontrollit. Stresi dhe ankthi do të krijojë probleme më të mëdha me shëndetin. Praktikoni yoga dhe hërë pas here çlodhuni. As puna nuk do të ecë mirë. Shpesh do gjendeni në udhëkryq.

Binjakët

Ndryshime të mëdha do ketë sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do jeni me kritike ndaj partnerit tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime që keni bërë. Beqarët do kenë një jetë më aktive dhe do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mire do jete t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Buxheti nuk do jëtë i keq, por nëse ju kërkohen borxhe ose mos jepni ose merrni garanci me shkrim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Edhe ata qe vuanin nga pagjumësia do jenë më të qetë. Në punë, klima do të jetë dhe harmonike. Do filloni projekte serioze dhe falë ideve të mira do i realizoni të gjitha në kohën e duhur.

Gaforrja

Këtë javë do jetë ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift, por për fat të mirë të gjitha pozitive. Bëhuni gati të përjetoni emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Venusin do e keni pranë gjatë gjithë kohës. Beqarët do vazhdojnë të jenë ëndërrimtare, por ndryshe nga herët e tjera sot disa ëndrra do mund te realizohen. Hëna do iu nxitë të kryeni shpenzime të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot ta kontrolloni veten. Situata do jetë delikate. As shëndeti nuk do jetë ashtu si e prisnit. Nuk do jeni në formën e duhur dhe mund të keni shqetësime nga shpina, këmbët apo edhe nga koka. Në punë perspektivat duken të mira. Do merrni vendime të rëndësishme dhe do hidhni hapa para në karrierë.

Luani

Pritet që dielli të lindë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do i lini pas krahëve problemet që keni pasur me partnerin dhe do mundoheni që tani e tutje të krijoni një klimë sa më të ngrohtë. Të dy do bëni përpjekje dhe do ja dilni mbanë. Beqarët do marrin një propozim fantastik në momentin që më pak do e presin. Para se te japin përgjigjen duhet te reflektojnë pak ne mënyrë që nesër te mos pendohen. Financat do kenë përmirësime dite pas dite dhe deri në fundjavë gjendja do normalizohet goxha. Shëndeti nuk ka për të qënë i keq, megjithatë disa kontrolle rutinë do jetë mirë që t’i bëni. Në punë do jeni kurajoze dhe të vendosur prandaj do e arrini çdo qëllim që do i vini vetes.

Virgjëresha

Ka rrëzik që gjatë kësaj jave të keni shumë debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Secili prej jush do kërkojë të dalë e veta dhe nuk do bëni tolerime. Ata qe janë ende vetëm ka mundësi te njihen me disa persona interesante gjatë ndonjë mbledhjeje apo gjate ndonjë udhëtimi ne fundjavë. Buxheti nuk do jete i keq, por disa persona te cilëve iu keni marrë hua do kërkojnë me ngulm që t’ua ktheni. Kjo ka për ta dobësuar gjendjen goxha. Shëndeti do jetë më i mire pas të martës. Do jeni në formë dhe do keni energjinë e duhur. Në punë do jeni më të organizuar dhe së bashku me disa kolegë të vjetër do arrini atje ku iu kanë kërkuar shefat.

Peshorja

Ditën e sotme do filloje një periudhe shume e bukur për juve qe jeni ne një lidhje. Planetët dhe Venusi ne veçanti do jene gjithë kohës ne favorin tuaj. Edhe për beqaret do ketë ndryshime mjaft pozitive te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Ne planin financiar mund te keni edhe ndonjë surprize te mrekullueshme e cila do ju lejoje te bëni edhe investime. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël dy ditët e para, por me pas gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Ne pune nuk do ndodhe ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por për fat te mire gjerat do ju ecin sipas planeve qe keni bere. Mundohuni te jeni sa me te qete ne çdo moment. Jeta familjare do jete goxha e mire.

Akrepi

Kjo ditë nuk do jete me shume pasion për juve qe jeni ne një lidhje, por gjithsesi probleme te mëdha nuk do keni. Kënaquni me qetësinë qe do mbizotërojë. Beqaret do e kenë thelbësor mendimin e miqve dhe familjareve para se te bëjnë një zgjidhje. Ka mundësi qe nga mesi i javës te ndodhe diçka e bukur. Financat do jene shume here me te mira se me pare kështu qe do e keni te lehte te kryeni edhe disa shpenzime me tepër. Nëse keni borxhe shlyejini sa me pare. Shëndeti do jete i mire për pjesën me te madhe. Ata qe vuajnë nga probleme kronike duhet te bëjnë një vizite sa me pare. Ne pune duhet t’i zgjidhni problemet me koleget pasi ato nuk do ju lënë te ecni para.

Shigjetari

Fale mbështetjes qe do iu japin yjet gjate kësaj dite, jo vetëm qe do i sqaroni mosmarrëveshjet ne çift, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas personit te [are qe do iu pëlqejë dhe do zhgënjehen mjaft. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme. Do Benit mire te mbroheshit nga vjedhjet e portofolave apo te shtëpisë te cilat do ndikonin mjaft tek situata financiare. Pas një periudhe jo te mire dhe pa shume fuqi, këtë jave do ndiheni me te qeta dhe plot energji. Çlodhuni sa te mundni dhe merruni me ndonjë sport. Ne pune do jeni me shume sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguar nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Ndikimi i yjeve do e beje me te bukur ambientin familjar.

Briçjapi

Sot ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Ujori

Neptuni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj të diele dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.

Peshqit

Bëhuni gati për te kaluar një ditë te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione. Partneri do përgatisë surpriza te mëdha ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire qe te mundeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim i zakonshëm mund te shndërrohet papritur ne diçka te madhe. Ne planin financiar do jeni te lire te bëni edhe disa shpenzime me tepër pasi gjendja do jete vërtet e mire. Shëndeti do këtë edhe dite te mira edhe dite delikate. për çdo shqetësim mire është te këshilloheni me mjeket specialiste. Ne pune duhet t’i shprehni te gjitha ato qe mendoni edhe sikur te jeni ne rruge te gabuar. Jeta familjare ka për te qene gjithë kohës e mbushur me te papritura.