“Hodhën baltë në emrin tim”, reperi shqiptar zbulon të papriturat e karrierës

Reperi Gashi ka disa kohë që po zhvillon karrierën në tregun ndërkombëtar. Sigurisht që rruga e tij e suksesit ka patur shumë pengesa.

Për herë të parë, Gashi zgjodhi që ta bënte publike gjithçka ka përjetuar për të realizuar qëllimet e tij.

“Zakonisht e urrej të shkruaj postime të gjata … kështu që më vjen keq paraprakisht … por thjesht dua të them që kanë kaluar 10 vjet për të arritur këtu … nënshkrova, u rrëzova .. nënshkrova përsëri … njerëzit mbyllën dyert për mua … hodhën baltë në emrin tim por unë vazhdoja… albumi im i parë vjen për gjashtë ditë… 

Prindërit e mi nuk flisnin anglisht por gjetën një mënyrë për të më çuar në Amerikë … tani është koha që unë t’i çoj ato në “ëndrrën Amerikane” … si fëmijë, unë gjithmonë ëndërroja për të gjitha këto që po ndodhin”, shkruajti ai në Instagram.