Foto/ Aksident tragjik në Korçë, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Një aksident fatal ka ndodhur sonte në Leshnicë të Korçës. Si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë dhe 4 janë plagosur.

Si pasojë e këtij aksidenti ka një viktimë, ndërsa ka dhënë edhe detaje për ngjarjen.

Trupi i viktimës ndodhet akoma në vendngjarje. Policia ka arritur në vendin ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu, edhe hetuesit janë në vendngjarje për të zbuluar më shumë për këtë aksident tragjik. Katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.